25 Prill 2024

Nuk ka kthim prapa

Prishtinë, 30 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur se veprimet e qeverisë për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, kanë qenë dhe janë veprime kushtetuese, ligjore dhe legale.

Thaçi i bëri këto komente në një koferencë të përbashkët për media me shefin e misionit të EULEX-it, Ksavier de Marnak.

“Vendosja e rendit dhe e ligjit nuk është e drejtuar kundër askujt. Ajo është në interesin e qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka thënë Thaçi.

“Njerëzit që jetojnë në atë pjesë të territorit, tash e 12 vjet, janë të dërmuar nga krimi, paramilitarët, strukturat paralele dhe kontrabanda. Kjo stituatë ishte e padurueshme. Qytetarët atje meritojnë një jetë më normale”, ka theksuar kreu i ekzekutivit.

Thaçi tha se Kosova nuk ka mundur të lejojë që një pjesë e territorit të saj të mbetet vrimë e zezë.

“Diçka të tillë nuk mund të lejonim. Kemi arritur t’i japim fund status-quos”, ka thënë Thaçi.

Ky i fundit ka përsëritur se nuk do të ketë kthim në gjendjen e mëparshme, duke thënë se “Kosova ka hapur një kapitull të ri që bazohet në sundimin e plotë të ligjit”.

Pavarësisht situatës së krijuar, Thaçi ka thënë se “Kosova ka qenë dhe është gati për dialog ndërshtetëror me Serbinë, për çështje praktike, me intreres të popujve, paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Thaçi i ka shprehur mirënjohje dhe faktorit ndërkombëtar, ndërsa misionin e EULEX-it e ka porositur se është i ftuar të funksionojë në tërë territorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka mirëpritur bashkëpunimin e ngushtë me EULEX-in në shërbim të sundimit të rendit dhe të ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm në një pjesë të saj”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, shefi i EEULEX-it, Ksavier de Marnak, ka thënë se nuk do të lejohet asnjë formë e dhunës dhe e frikësimit.

“E vetmja rrugë drejt gjetjes së zgjidhjes është dialogu. Përmes dialogut, dy palët mund të gjejnë zgjidhje. EULEX-i githmonë  e ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në gjithë Kosovën”, ka thënë Marnak.

“EUELX-i po punon me partnerët e vet për të luftuar kontrabnabdën dhe për t’iu siguruar qytetarëve një të ardhme më të mirë. EULEX-i respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Marnak.

Kryeministri i Kosovës i ka ftuar qytetarët për mirëkuptim, qetësi, tolerancë dhe besim në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)