24 Prill 2024

Norvegjia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim virtual me homologen e saj norvegjeze, ministren Ine Eriksen Søreide.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka njoftuar ministren Søreide lidhur me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veçanërisht e ka njoftuar për prioritetet e politikës së jashtme dhe e ka falënderuar znj. Søreide për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës.

Temë diskutimi ishte zhvillimi ekonomik dhe mundësia e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë.

Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19 dhe nevoja për sigurim të vaksinave gjithashtu ishte temë e rëndësishme e këtij takimi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ritheksoi se Norvegjia është mbështetëse e agjendës evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)