06 Dhjetor 2022

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi pengon synimet ruse për destabilizimin e Ballkanit

Prishtinë, 25 prill - Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike, ndërsa bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Zonja Donfried po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite pesëditëshe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Unë jam këtu në një kohë sfiduese, një moment përcaktues për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Lufta e paprovokuar, e pajustifikuar dhe brutale e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se sa e rëndësishme dhe urgjente është puna e vazhdueshme për t’u siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e tyre demokratik dhe për integrimin e tyre në institucionet evropiane dhe euroatlantike. E fituar me mund, ne nuk duhet ta marrim paqen dhe përparimin e Kosovës si të mirëqenë."

"Të gjithë ne duhet të luftojmë çdo ditë që të punojmë për qytetarët. Kjo nënkupton avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë edhe marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo.

Ndihmës sekretarja Donfried, e cila takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, tha se “satus quo-ja” është e paqëndrueshme dhe jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është përfitim për Kremlinin.

“Rusia dëshiron të rrënojë unitetin dhe konsolidimin demokratik në Ballkanin Perëndimor, duke u siguruar që ju dhe fqinjët tuaj nuk mund dhe nuk do të integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. (Rusia) beson se një Ballkan më i fortë, më i begatë dhe demokratik, është një kërcënim për ndikimin e saj."

"Marrëdhëniet më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërcënojnë aftësinë e Rusisë për të nxitur ndarje dhe frikë. Mënyra më e mirë për t'iu kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjesht, Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, tha ajo.

Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur shqetësime për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

“E di që shumë në Kosovë janë të brengosur për sigurinë e Kosovës në këtë kohë të pasigurt. Unë dua t'ju siguroj se angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe ai i aleatëve mbetet i hekurt. KFOR-i, misioni më i madh i NATO-s, është stacioni më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Kosovës”, tha ajo.

Ndihmës sekretarja amerikane vlerësoi udhëheqjen e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë port të strehuar edhe refugjatë nga Ukraina.

“Kosova i ka treguar botës se kur njerëzit kanë nevojë, dyert e saj janë të hapura”, tha zonja Donfried, e cila në një konferencë me gazetarë foli edhe për ish-Sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright, që vdiq më 23 mars.

“Kohëve të fundit kemi humbur një prej avokateve më të forta amerikane të pavarësisë e sovranitetit të Kosovës, zonjën Madeline Albright. Ajo ishte tepër e përkushtuar për Kosovën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ajo duke nënvizuar se përkushtimi i zonjës Albright ndaj Kosovës, vazhdon të jetë i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)