26 Prill 2024

Një pasaportë për gjithë shqiptarët

Prishtinë, 15 korrik - Aleanca Kuq e Zi do të promovojë sot në Prishtinë, nismën “një komb një pasaportë”, e cila synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.

“Çdo qytetari me origjinë shqiptare duhet t\'i njihet automatikisht e drejta e pasaportës shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë, e ka Shqipëria, për t’i garantuar këtë të drejt. Ky standard aplikohet në gjithë rajonin”, është ideja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Spahiu vlerëson se kjo ide mund të realizohet me një konsensus në Kuvendin e Shqipërisë, pra një shumicë e cilësuar që të bëhen ndryshimet në dispozitën e ligjit për shtetësinë shqiptare.

Promovimi i kësaj nisme në Prishtinë nga Aleanca Kuq e Zi, do të bëhet në një tryezë të rrumbullakët me intelektualë, akademikë, historianë, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi nga Tirana dhe Prishtina, të premten, më 15 korrik nga ora 10:00, në Hotel Prishtina

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)