28 Mars 2024

Nga sot fillon periudha e votimit përmes postës

Prishtinë, 15 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nga sot ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/    

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)