26 Prill 2024

Nga 913 premtime të kryetarëve të komunave, 122 nuk janë përmbushur fare

Prishtinë, 16 shtator - Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017.

Bekim Salihu nga GAP ka thënë se ky monitorim përfshin realizimin e premtimeve për mandatin katërvjeçar 2017 - 2021.

Salihu ka bërë të ditur se nga 913 premtime të dhëna nga 26 kryetarë aktual të komunave, 467 premtime janë  përmbushur plotësisht,  165 premtime janë gjysmë të përmbushura,  në 159 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa 122 premtime nuk janë përmbushur fare.

Në krahasim me mandatin e kaluar (2013-2017), kur ishin pëmbushur 47% e premtimeve, në mandatin aktual janë përmbushur 51% e premtimeve.   

Premtimet sipas Salihut më pak të përmbushura rezultojnë të jenë në  fushën e urbanizimit, në shërbime publike dhe në arsim.

Në anën tjetër ai ka njoftuar se premtimet që janë përmbushur më së shumti kanë të bëjnë me mirëqënien sociale, me shëndetësinë dhe me administratën publike.

Në këtë mandat qeverisës, Instituti GAP ka monitoruar përmbushjen e premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase 12 nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore më 2017 (Skenderaj, Mamusha dhe komunat me shumicë serbe).

Nga 122 premtimet jo të përmbushura, 95% e tyre kanë qenë kompetencë e komunave për t’u përmbushur, ndërsa 5% kanë dalur të jenë premtime që përmbushja e tyre është varur nga bashkëpunimi ndër institucional.

Përmes vlerësimit të përmbushjes së premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Ky aktivitet  është realizuar në bashkëpunim edhe me organizatat lokale.

Përmes projektit “Letërnjoftimi i Komunave”, Instituti GAP do të vazhdojë monitorimin e përmbushjes së premtimeve  edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës 2021 -2025.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)