19 Prill 2024

Nënshkruhen kontratat me ekipin përgatitor komunal të Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 5 shkurt - Në kuadër të realizimit të procesit të decentralizmit në Kosovë,  Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar kontratat e punës me anëtarët e përgatitor komunal për komunën e Mitrovicës së Veriut.

Me këtë rast Ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal z. Sadri Ferati tha se me emërimin i anëtarëve te ekipeve përgatitore komunale për veriun e Mitrovicës, nëpërmjet realizimit të procesit të decentralizmit institucionet e Kosovës po synojnë ta realizojnë objektivin e përbashkët për krijim e një gjendje stabile në veri të vendit.

Duke garantuar mbështetjen e MAPL-së për EPK-të, Ministri Ferati porositi anëtarët e Ekipit Përgatitor që gjatë punës së tyre të bashkëpunojnë ngushtë me qytetarët dhe  të japin kontributin e tyre maksimal  drejt krijimit të parakushteve për jetë më të mirë për qytetarët.

"Qytetin e Mitrovicës e kam shikuar me prioritetin me të madhe gjatë punës sime. Ju garantoj mbështetjen e plotë të Ministrisë që unë drejtor. Do të punojmë bashkërisht për të krijuar një jetë më të mirë dhe paqësore  për të gjithë qytetarët" tha Ministri Sadri Ferati. 

Ekipi përgatitor komunal përbëhet nga katërmbëdhjetë anëtarë prej të cilëve tre janë shqiptar, 09 anëtarë nga komuniteti serb dhe dy anëtar nga komuniteti boshnjak.  Ekipi përgatitor komunal do të ketë edhe nga një anëtar nga MAPL një nga  ICO dhe një anëtar nga Komuna e Mitrovicës. Procedura e intervistimit dhe përzgjedhjes  së kandidatëve është udhëhequr nga Ministria e Administrimit  të Pushteti Lokal dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

Ekipi përgatitor komunal ka për detyrë kryesore përgatitjen e lokalitetit të Mitrovicës, për zgjedhjet lokale, identifikimin e infrastrukturës ligjore dhe administrative për nevojat e lokalitetit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me përgatitjet për themelimin e komunës. Gjithashtu detyrë e anëtarëve të  EKP-ve është që të bashkërendojë, analizojë dhe propozojë politika për MAPL-në dhe ICO-në lidhje me zhvillimet dhe përgatitjet për themelimin e komunave te reja dhe të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar krijimin e resurseve dhe strukturave administrative për themelimin dhe funksionimin e komunave të reja.

Po ashtu anëtarët e EPK-ve duhet të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar krijimin e resurseve dhe strukturave administrative për themelimin dhe funksionimin e komunave të reja dhe të japin kontributin e tyre bashkë me faktorët tjerë për përparimet e nevojshme. Anëtaret e ekipit përgatitor komunal do të bëjnë identifikimin e projekteve për investime kapitale që ndikojnë drejtpërdrejte në të mirën e qytetarëve.

Në realizimin e procesit të Decentralizmit dhe Reformimit  të Pushtetit Lokal Synimi strategjik i Qeverisë së Kosovës është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe efektiv të vetëqeverisjes lokale në të gjithë territorin e Kosovës që do të sigurojë kushte të mira jetesa për të gjithë qytetarët e saj duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Objektivi Strategjik i Qeverisë është krijimi i kushteve praktike për ushtrimin e kompetencave të decentralizuara me ligj që komunat nuk i kanë pasur më pare nëpërmjet bartjes së vazhdueshme të kompetencave si dhe resurseve të nevojshme. Gjatë bartjes së përgjegjësive në Komuna, prioritet mbetet ngritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i kapacitete njerëzore dhe administrative për të ushtruar përgjegjësitë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)