25 Prill 2024

Në mungesë të kuorumit, nuk zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot, është mbajtur mbledhja për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës se Rahovecit për 4-tër vitet e ardhshme, të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i komunës, Smajl Latifi, anëtarët e zgjedhur të Kuvendit Komunal, Sead Rabae monitorues nga OSBE.

Ashtu edhe siç është përcaktuar me ligj, mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Rasim Fazliu.

Në hapje të mbledhjes Rasim Fazliu ka thënë se për të gjitha procedurat deri në zgjedhje të kryesuesit të Kuvendit Komunal, fjalën do të marrë , Isak Hotit, shef i zyrës Ligjore në Komunën e Rahovecit.

Shefi i zyrës Ligjore, Isak Hoti i ka njoftuar anëtarët për mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit duke thënë se unë dua të citoj Udhëzimin Administrativ Nr. 2009/01, nenit 2 për procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit Komunal, pika 2 secili subjekt politik, nismë qytetare apo kandidat i pavarur i përfaqësuar në Kuvendit Komunal ka të drejt që nga radhët e anëtarëve të Kuvendit Komunal të propozoj një anëtar për Kryesues të Kuvendit të Komunës.

Pika 3, Kuvendi i Komunës me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës formon komisionin për mbarëvajtjen e procesit të votimit, i cili përbëhet nga 3 deri në 5 anëtar të Kuvendit të Komunës.

Pika 4, Komisioni për votim është përgjegjës që të numëroj dhe ti komunikoj rezultatet e votimit para anëtarëve të Kuvendit Komunal. Neni 3, votimi dhe zgjedhja e kryesuesit, pika 1, votimi për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Komunës bëhet me voto të fshehtë, pika 2 për tu zgjedhur në votimin e parë kandidati i propozuar për Kryesues të Kuvendit të Komunës duhet të jetë më shumë se gjysma e votave të përgjithshme të  anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Pika 3, nëse pas votimit të parë asnjëri nga kandidatët e propozuar për kryesues të Kuvendit të Komunës nuk merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, atëherë dy kandidatët të cilët kanë fituar numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë.

Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit të Komunës në rundin e dytë zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës.

Pika 4, nëse edhe pas votimit të dytë asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar si në pikën 3 të këtij Udhëzimi atëherë shkohet në votimin e tretë.

Në votimin e tretë kryesuesi i Kuvendit të Komunës zgjedhet kandidati, i cili merre më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë, për propozimin në mbledhje e Kuvendit të Komunës.

 Pika 5, nëse edhe pas votimit të tretë nuk zgjidhet Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, atëherë i tërë procesi për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës Përsëritet. Besoj që isha i qartë, data e fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 3 janari 2022.

Në vazhdim të mbledhjes, udhëheqësi i mbledhjes, Rasim Fazli ka kërkuar nga subjektet politike që të bëjnë propozimet e tyre për kryesues të Kuvendit të Komunës.

Fatmir Iska, nga AAK ka propozuar Afrim Dinën kandidat për kryesues, kurse Leonard Morina nga LVV ka thënë se si subjekt politik nuk kemi kandidat për kryesues, Burim Krasniqi nga LDK ka thënë se nuk kemi kandidat për kryesues, ndërsa Bejtullah Deliu ka thënë se nuk kemi kandidat për kryesues.

Pas përfundimi të propozimeve, anëtarët e kuvendit nga subjektet politike, LVV, LDK dhe PDK kanë lëshuar mbledhjen, me daljen nga mbledhja e anëtarëve të LVV-së, LDK-së dhe PDK-së, Rasim Faliu, udhëheqës i mbledhjes ka kërkuar nga sekretaria e kuvendit që të shikoj se a ka kuorum, për të vazhduar mbledhjen duke thënë se kjo mbledhje, përfundon këtu deri në mbledhjen e radhës kurdo që mbahet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)