25 Prill 2024

Në korrik dihet për udhërrëfyesin

7Prishtinë, 1 korrik - Ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Vlora Çitaku, ka thënë se gjatë muajit korrik Kosovën do ta vizitojë një komision vlerësues i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), nga vlerësimi i të cilit do të varet edhe procesi i liberalizimit të vizave.


“Besoj se brenda muajit korrik ky komision do t’i vizitojë disa komuna të Kosovës, por nuk e di se cilat do të jenë ato.


Në bazë të këtij monitorimi ky komision do të dalë me një raport se kur Kosova do të ketë mundësi ta marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çitaku në një intervistë për “Epokën e re”.


Ministrja Çitaku ka thënë se një prej kushteve të liberalizimit të vizave është edhe procesi i riatdhesimit për të cilin Qeveria ka ndarë një fond prej 3.5 milionë eurove, në të cilin mund të aplikojnë të gjitha komunat e Kosovës.

Në vazhdim Çitaku ka folur edhe për çështjen e miratimit të 49 ligjeve të cilat kanë dalë si obligim nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian (KE). Në këtë drejtim ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është vonuar në procedimin e këtyre projektligjeve për në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria në Kuvendin e Kosovës ka proceduar 37 projektligje që ndërlidhen me Raportin e Progresit, kurse edhe shtatë të tjera pritet të procedohen gjatë kësaj jave”, ka thënë Çitaku në një intervistë për “Epokën e re”. Ajo ka deklaruar se çështja e miratimit të ligjeve nuk duhet të kuptohet si zhvendosje e përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin, por si obligim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)