24 Prill 2024

Në Klinë u bë inaugurimi i QRA-së dhe QKRC-së

Prishtinë, 29 korrik - Në Klinë sot u bë përurimi i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil.

Prerjen e shiritit inaugurues e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi së bashku me kryetarin e Klinës, Sokol Bashota.

Me rastin e kësaj ceremonie ministri Rexhepi tha se inaugurimi i këtyre dy qendrave është në vazhdën e krijimit të kushteve më të mira për qytetarët e

e që janë shërbime tepër të rëndësishme edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kjo do të krijojë mundësinë që në kohën që e kemi paraparë deri në dhjetor, ta përfundojmë edhe regjistrin civil që është edhe parakusht për pasaportat biometrike, që i hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ministri Rexhepi.

Ndërkaq, z. Bashota tha se tashmë QRA dhe QKRC do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe do t’u ofrojnë kushte më komode stafit punonjës.

Projekti për ndërtimin e këtyre dy qendrave është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kostoja e të cilit është 270 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)