20 Prill 2024

Në emër të Kosovës flasin vetëm përfaqësuesit e saj legjitimë

Prishtinë, 2 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, deri më sot, nuk ka marrë ftesë zyrtare për konferencën BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë më 20 mars.

Mjetet e informimit sot kanë shkruar kinse udhëheqësit e Kosovës, përkatësisht Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, “tashmë kanë pranuar” që të marrin pjesë në këtë konferencë, ndonëse në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me siglën “UNMIK/Kosovo”. Prandaj, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në takime ndërkombëtare, do ta përfaqësojë vendin tonë, vetëm në kondita të barabarta me të gjithë presidentët e vendeve të tjera dhe assesi ndryshe.

Ndërkaq, sa i përket ftesës eventuale për UNMIK-un, Presidenti Sejdiu thekson se dërgimi ose jo i ftesës për UNMIK-un është çështje organizatorëve, porse në emër të Kosovës nuk mund të flasë askush tjetër përveç përfaqësuesve të saj legjitimë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)