25 Prill 2024

Ndërkombëtarët do të monitrojnë regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 28 mars - Më 1 prill 2011, Kosova do të mbajë regjistrimin e parë të popullsisë dhe pronës pas tri dekadave.

Regjistrimi do të ofrojë informacion statistikor te vlefshëm mbi popullatën dhe kushtet e jetesës, që ndikon drejtpërdrejtë  në planprogramin e dekadës së ardhshme.

Përgaditjet për regjistrim kanë filluar në vitin 2005 dhe janë monitoruar nga Operacioni ndërkombëtar i monitorimit (ONM), i përbërë nga Komisioni Evropian (EUROSTAT), Këshilli i Evropës, UNECE dhe UNSD si dhe ekspertë ndërkombëtarë të regjistrimit.

Objektiva e ONM-së  është që regjistrimi të zhvillohet në përpikshmëri me rekomandimet e Kombeve të Bashkuara.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, ONM ndihmoi ne përgaditjet e regjistrimit mbi bazën e rekomandimeve te lartë-përmendura si dhe u dakordua me synimet e autoriteteve kosovare për të mbajtur regjistrimin prej datës 1 – 15 prill 2011.

ONM-ja do të vazhdoj monitorimin jo vetëm gjatë fazës së numërimit por edhe fazave tjera deri në publikimin final të rezultatit.

ONM-ja pret që Zyra statistikore e Kosovës (ZSK) do të ketë sukses në implementimin e regjistrimit, të paktën në ato pjesë të Kosovës ku nuk përfshihen komunitetet e pjesës veriore.

Përgjatë procesit të numërimit ONM-ja do të dërgoj një ekip të përbërë nga 27 ekspertë, të ardhur nga zyre të ndryshme statistikore evropiane me qëllim të monitorimit në vend të ngjarjes.

Përmes këtyre vëzhguesve, ONM-ja do të përcjellë nga afër procesin e mbledhjes së informacionit me qëllim që të zbatojë standardet ndërkombëtare mbi ruajtjen e informacionit dhe konfidencialitetit. Pas fazës së numërimit do të zhvillohet procesi i pas numërimit (PPN) me qëllim të verifikimit të informatave.

Disa grupe kanë kundërshtuar regjistrimin për shkak të pyetjeve mbi etninë dhe fenë. ONM-ja ka rishikuar pyetjet dhe ka vërtetuar se ato janë në përpikshmëri me standardet ndërkombëtare, dhe pjesëmarrësit janë të lirë të deklarojnë përkatësitë etnike dhe fetare por nuk janë të obliguar.

Megjithatë është esenciale që të gjitha kombësitë të marrin pjesë në regjistrim me qëllim të reflektimit të karakterit multi-etnik të Kosovës.

Gjithashtu janë ngritur brenga se informatat personale të regjistrimit mund të përdoren për tatim apo ndërtimin e regjistrit mbi pronën.

Kjo nuk është e mundur për arsye se informatat përdoren vetëm si figura agregate dhe ato nuk mund të përdoren për arsye tjera. ONM-ja do të monitoroj që informatatat e regjistrimit  të mbahen në mënyrë anonime në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)