20 Prill 2024

Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin

Prishtinë, 16 gusht - Eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Serwer, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ishte e rrezikshme sepse, përveç reaksionit domino, do të ndikonte në krijimin e Shqipërisë së Madhe. “Ideja e ndarjes është e rrezikshme, sepse atëherë do të hapeshin edhe shumë çështje të tjera, si ajo e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Serwer.

në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ndarja e Kosovës do të sillte probleme në gjithë rajonin. “Qëndrimi i Prishtinës është se nuk do të ketë ndarje. E vlerësoj këtë pozicion.

Ndarja do të shkaktonte probleme jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin: në Maqedoni, Serbinë Jugore, Sanxhak, Bosnje dhe Hercegovinë etj. Me këtë veprim do të krijoheshin edhe katër probleme të reja në rajonin e Ballkanit. E kundërshtoj ndarjen dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare me këmbëngulje është kundër një veprimi të tillë”, ka deklaruar Serwer.

Ai ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për serbët do të ishte pranimi dhe implementimi i Planit të Ahtisaarit, i cili, sipas tij, do t’u garantonte të drejta maksimale. “Plani i Ahtisaarit brenda tij i jep mundësi të mjaftueshme palës serbe për shumë qeverisje. Duhet të punohet që të hyrat, paratë dhe të gjitha projektet për veriun të iniciohen dhe të kalojnë nëpërmjet Prishtinës”, ka shtuar ai.


Serwer beson se Bashkimi Evropian do t’ia vërë kusht Beogradit pranimin e realitetit të ri në Kosovë. “Shpresoj se kancelaria Merkel do ta thotë një gjë të tillë gjatë vizitës në Beograd. Nuk do të thotë se do të duhej që 27 vendet e BE-së ta bëjnë një gjë të tillë, por mjafton vetëm një shtet ta kërkojë këtë kusht”, është shprehur Serwer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)