26 Prill 2024

Ndarja e Kosovës destabilizon Maqedoninë

Prishtinë, 2 gusht - Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ndërhyrje në veri të Kosovës më qëllim vendosjen e sundimit të ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit shtetëror.

Ahmeti ka deklaruar se partia të cilën e drejton ai me vëmendje po i përcjell zhvillimet në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësimin duke theksuar faktin se atje akoma veprojnë grupe kriminale dhe kontrabandistë të cilët paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ahmeti ka theksuar për RTK se në rastë se rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, askush nuk mund të marrë përgjegjësi, askush nuk mund të garantojë paqen në Republikën e Maqedonisë.

“Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëhere askush nuk mundet të marrë  përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, ka shtuar Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)