16 Tetor 2021

"Nata e Zjarreve" përmbyll "Epopenë e UÇK-së"

Prishtinë, 7 mars - Me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz, do të përmbyllen ditët e “Epopesë së UÇK”-së, kushtuar 12-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, të më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

 

Kanë kaluar 12 vjetë, ku të gjitha rrugët e Kosovës qytetaret me 7 mars i dergojn në Prekaz, për të nderuar dhe për t’u përkulur para atyre që gjithçka që patën, e dhanë për lirinë dhe ardhmërinë e vendit tonë.



 “Nata e Zjarreve”, nis në ora 18.00, në Prekaz, me një program të pasur kulturor-artistik
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)