19 Prill 2024

Mitrovicë, 5 persona me aftësi të kufizuar punësohen në komunë

Mitrovicë, 18 tetor - Në kuadër të hapjes së fushatës “Tetori-muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”, komuna e Mitrovicës ka angazhuar për pesë ditë pesë persona të kësaj kategorie në punët e administratës, të cilët do të paguhen nga 10 euro në ditë.

Zyrtari i njësisë për të drejtat e njeriut, Fitim Rama, tha se qëllimi i kësaj fushate është promovimi i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar dhe lobimi për mundësi të barabarta në punësim. Në këtë kontekst, ai përmend edhe eliminimin e barrierave, të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre ne jetën e përditshme.

Rama thotë se komuna e Mitrovicës, për të dytin vit me radhë, në kuadër të kësaj fushate punëson nga pesë persona me aftësi të kufizuar, të cilët shpërndahen në Drejtorinë e Administratës. “Ky aktivitet i komunës bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes se personat me aftësi të kufizuar mund të japin kontributin e tyre dhe të integrohen në institucionet shtetërore”.
 
Sabri Qabra, një nga këta persona të angazhuar në këtë projekt, thotë se kjo është e mirëseardhur, meqë personat me aftësi të kufizuar, përveç problemeve të tjera përballen me gjendje të rëndë sociale. “Ka shumë persona me aftësi të kufizuar që mund të punojnë, mirëpo numri i atyre që janë ta angazhuar në punë është simbolik”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)