01 Gusht 2021

Mitrovica e kundërshton privatizimin e Hotel “Jadran”

Mitrovicë, 12 mars - Pas njoftimit për privatizimin e objektit të njohur si hotel “Jadran” në qendër të Mitrovicës, i cili që shumë vite shfrytëzohet nga biblioteka “Latif Berisha”, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës për të shqyrtuar një peticion të këshillit organizativ ku kërkohet mosprivatizimi i këtij objekti. 


Kryetari Kastrati, e ka thirrur këtë seancë për të martën (16.03.2010), në mënyrë që KK-ja të del më një qëndrim për këtë çështje, duke pasur parasysh se ai objekt është shumë me rëndësi për qytetin e Mitrovicës si dhe për bibliotekën që tash menaxhohet nga komuna.
 
Pas përfshirjes së këtij objekti në procesin e privatizimit, ai pat reaguar duke vlerësuar se ajo ndërtesë është shumë e nevojshme për bibliotekën. “Biblioteka “Latif Berisha” e cila është nën menaxhim të komunës, ndërsa objekti ku është i vendosur, është shumë i përshtatshëm për të, duke qenë se është një objekt që ka edhe vlera kulturore dhe historike”.
 
Në këtë kontekst kryetari Kastrati, ju ka drejtuar edhe me kërkesë për mosprivatizim të këtij objekti drejtuesve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), në mënyrë që të merret parasysh edhe nevoja që ka komuna për këtë ndërtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)