25 Prill 2024

Mirel: Kosova ka bërë pak progrese

Prishtinë, 1 korrik - Drejtori për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për Zgjerimin në BE, Pierre Mirel ka  vlerësuar se Institucionet e Kosovës kanë bërë pak progres në proceset integruese dhe si rrjedhojë do të ketë pak material për të raportuar në raportin e ardhshëm të progresit.

Deklaratën e tij, Mirel e ka bërë në ditën e dytë të takimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit, që po zhvillohet në Prishtinë.

“Sa i përket integrimit në BE është shumë e rëndësishme që Qeveria dhe Kuvendi kanë pasur një kornizë kohore dhe mendoj që këtë e kanë bërë vetëm gjatë muajit të kaluar. Andaj nuk do të ishte kurrfarë befasie nëse unë do të përmend se do të kemi fare pak progres për të raportuar në raportin e ardhshëm të progresit, duke marr parasysh që Qeveria s’ka pasur aq shumë kohë për të punuar në reformat e kërkuara e që i kemi diskutuar herën e kaluar”, ka thënë ai.

Sa i perket sundimit te ligjit, Mirel theksoi se ka pasur progres në kornizën ligjore, por zbatimi i ligjeve mbetet ende sfidë serioze, pasi rreth 45 për qind e tyre mbeten të pazbatuara.

I pranishëm në konferencë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se pavarësisht kësaj, Kosova do të vazhdojnë të punojë për procesin e integrimit.

Thaçi tha se Qeveria do të vazhdojë angazhimin e saj në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, pasi që kjo rruga më e shpejtë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe jetë më të mirë.

“Ne do të vazhdojmë zbatimin e agjendës evropiane, pa lëvizur asnjë milimetër prapa në reformimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës me një qëllim të vetëm, arritjen e standardeve evropiane në të gjitha fushat e qeverisjes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Që nga takimi i fundit i PSA-së Kosovën e kanë përshkuar zhvillime të ndryshme politike të cilat, përkundër vështirësive për t’i tejkaluar përçojnë një mesazh të fuqishëm të fuqizimit të demokracisë në vendin tonë”, theksoi Thaçi.

Ai foli edhe për pasojat e prishjes së koalicionit të kaluar qeveritar, zgjedhjet e parakohshme, e më pas konstituimin e institucioneve. Sipas Thaçit, si rezultat i procesit zgjedhor është ngritur nevoja për ndryshime të mëtejshme kushtetuese zgjedhore.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)