31 Korrik 2021

Miratohet vendimi për ndarjen e mjeteve për partitë politike

Prishtinë, 8 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka miratuar  vendimin për ndarjen e përkohshme të mjeteve financiare për partitë politike, për periudhën janar - mars 2011.

Ndarja, është thënë në takim, do të bëhet sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike (nga viti i kaluar), kurse pas miratimit të Buxhetit të Kosovës, mjetet financiare për partitë politike do të ndahen nga  Komisioni Qendror Zgjedhor, konform Ligjit për financimin e subjekteve politike.

Kryesia ka pasur përend dite edhe emërimin e kryetarëve, të  nënkryetarëve dhe të anëtarëve të komisioneve parlamentare, por duke e pasur parasysh, se kjo çështje u takon ekskluzivisht grupeve parlamentare, ka  vendosur që deri të mërkurën, shefat e këtyre grupeve t’ia dorëzojnë Administratës së Kuvendit emrat e anëtarëve dhe të drejtuesve të komisioneve parlamentare, në mënyrë komisionet të fillojnë punën e tyre për shqyrtimin e projektligjeve dhe të çështjeve të tjera, për të cilat obligohen me Rregulloren e Kuvendit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)