20 Prill 2024

Miratohet përfaqësimin i përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë

Prishtinë, 13 maj - Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, pasi e ka shqyrtuar për të dytën herë, e ka miratuar sot propozimin për MPJ-në lidhur me përfaqësimin reciprok ose të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.

Kryetari i komisionit, Albin Kurti, i cili e ka drejtuar takimin, ka theksuar nevojën e inicimit të një marrëveshjeje të tillë për përfaqësim reciprok ose të përbashkët në vendet e treta.

Propozimi mbështetet në nevojën që në vendet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës  dhe në vendet, në të cilat përkundër njohjes, ende nuk është shtrirë përfaqësimi diplomatik i Kosovës, të ketë përfaqësim të vendit tonë.

Është pohuar gjithashtu që përfaqësimi reciprok ose i përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka për qëllim përmbushjen e nevojave dhe realizimin e interesave të shumta të qytetarëve tanë jashtë vendit, zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore të  Kosovës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e të këmbimeve kulturore.

Propozimi do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që ta fusë në Programin e saj të punës.

Anëtarët e komisionit e kanë mbështetur idenë që propozimi për përfaqësim reciprok ose të përbashkët, tu dorëzohet komisionit homolog në Shqipëri dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si dhe Ambasadës tonë në Tiranë.

Është mbështetur qëndrimi që konform Rregullores së Kuvendit, komisioni, por edhe deputetët e Kuvendit, nëpërmjet raporteve të shkuara, të njihen me rezultatet e vizitave jashtë vendit të përfaqësuesve parlamentarë të Kosovës. Është kërkuar gjithashtu që komisioni, në çdo gjashtë muaj, të njihet për rezultatet e diplomacisë parlamentare të legjislativit të vendit.

Në takimin e sotëm të Komisionit  ishte paraparë edhe raportimi i ministrin Enver Hoxhaj, rreth njohjeve të reja, por kjo pikë është shtyrë për ndonjë mbledhje të komisionit, për shkak të agjendës së ngjeshur të ministrit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)