28 Mars 2024

Ministrja Tahiri vizitë në SHBA

Prishtinë, 13 korrik - Pas përfundimit të vizitës në Portugali, ministrja e Ministrisë se Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë një javore.

Vizita e saj do të përqendrohet në takime tashmë të konfirmuara, në Uashington D. C. , si dhe në Boston. Fillimisht ministrja Tahiri do të vizitojë Ambasadën e Republikës së Kosovës atje dhe më pastaj e shoqëruar nga ambasadori, Avni Spahiu, ajo do të pritet në takime të ndara nga Jeffrey Hovenier, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore, Këshilli i Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve dhe nga Jennifer Brush, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Ajo do të zhvillojë edhe takime të tjera në kuadër të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave me udhëheqës resorësh të caktuar që kanë ngjashmëri dhe praktika që lidhen  me prioritet dhe synimet e MAP—it dhe Qeverisë sonë, përfshirë këtu dhe takimin me z. Robert Groves, Drejtor i Byrosë së Regjistrimit të Përgjithshëm në SHBA.

Po ashtu, ministrja e MAP-it, në një takim të veçantë do të pritet edhe nga Kongresmeni, Eliot Engel. Në ndërkohë, Zyra për Komunikim e MAP-it do të sjell komunikatat nga takimet që ministrja Edita Tahiri po realizon gjatë vizitës në SHBA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)