26 Prill 2024

Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit

Prishtinë, 29 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë.

Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.

Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal.

Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, dhe ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e BE-së në këtë pikë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)