29 Mars 2024

Ministrja Gërvalla ofron detaje lidhur me strategjinë e re për mërgatën

Prishtinë, 10 gusht - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministren znj. Liza Gashi kanë zhvilluar një takim virtual me Këshillin Kombëtar të Diasporës (KKD), me përfaqësues shqiptarë nga shumë vende të botës.

Ministrja Gërvalla, ka thënë se e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë mes KKD-së dhe MPJD-së, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, e që është lidhja e mërgatës me vendlindjen, dhe transferimi i dijes nga mërgata në Kosovë. Lidhur me këtë ka shpjeguar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Strategjinë e re për diasporën.

Ajo ka vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi si dhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës për t’i hapur derën mërgatës shqiptare kudo që ata jetojnë e veprojnë.

Zëvendësministrja Gashi, ka ofruar detaje lidhur me strategjinë e re me të cilën kjo Qeveri do t’i qaset diasporës.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e KKD-së, kanë marrë përsipër të dërgojnë sugjerime dhe kërkesa specifike për inkuadrim dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në proceset në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)