29 Mars 2024

Ministrja Gërvalla njofton komandantin Federici me prioritetet e politikës së jashtme

Prishtinë, 27 prill - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur sot në takim në ambientet e Ministrisë së Jashtme, komandantin e Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) gjeneralmajorin Franco Federici.

Ministrja Gërvalla falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë  trupat e KFOR-it për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj, në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit për më tepër se dy dekada.

Gjatë takimit, ministrja e ka njoftuar komandantin Federici me prioritetet e politikës së jashtme si dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin midis Qeverisë dhe KFOR-it si dhe për situatën aktuale të sigurisë në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)