29 Mars 2024

Ministrja Çitaku udhëton për në Bruksel

Prishtinë, 24 mars - Si Ministre e Integrimit Europian, Vlora Çitaku do të realizoj vizitën e parë zyrtare në Bruksel, me qëllim të shtyrjes përpara në agjendën Europiane, marrjen e udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike të cilat janë të domosdoshme që të merret udhërrëfyesi.

Me vizitën në Bruksel Ministrja Çitaku do të ketë takime me Komisionarin për Zgjerim zStefan Füle, Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të KE, Stefano Sanino, Deputete e PE dhe Raportuese për Kosovën në PE, Znj Ulrike Lunacek, komisionin për Punë të Brendshme dhe për Tregti, dhe kabinetet e shteteve anëtare të BE’ së”, me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës Europiane të Kosovës, dhe marrjes se udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Ministrja Çitaku, për këtë vizitë pune do të jetë e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit, Edon Cana dhe Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrime Europiane  Lutfi Haziri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)