19 Prill 2024

Ministria e Diasporës kërkon lehtësime për mërgatën

Prishtinë, 12 korrik - Me rastin e shtimit të fluksit të ardhjes së mërgimtarëve tanë në Kosovë, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, i bënë edhe një herë thirrje administratave të kuvendeve komunale, si dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të shtojnë kapacitetet e tyre njerëzore dhe zgjatje të orarit të punës në zyrat e dokumenteve personale.


Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, beson shumë se, autoritetet lokale dhe ato qendrore do ta kenë parasysh kohën jo të gjatë të qëndrimit të mërgimtarëve tanë në Kosovës dhe vonesat eventuale gjatë procedurave në nxjerrjen e dokumenteve, mund tu shkaktojë atyre vështirësi në vendet ku jetojnë.


Ministria e Diasporës, vlerëson se pritjet e mërgimtarëve për tu pajisur me dokument personal nuk mund të arsyetohen tash kur vite me radhë kjo çështje ka kërkuar një zgjidhje emergjente.

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, po ashtu kërkon që në rastet  e  procedurave të përshpejtuara për pajisje me pasaportë, për mërgimtarët të pezullohet pagesa 100 euro.


Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës ka marrë premtime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga kryetarët e kuvendeve komunale se do të angazhohen në krijimin e lehtësirave dhe  përshpejtimin e procedurave për pajisjen e bashkatdhetarëve tanë me dokumentacion të nevojshëm.


Ministria e  i Diasporës e Republikës së Kosovës i falënderon të gjithë punëtorët e administratave komunale dhe të zyrave tjera civile për gatishmërinë dhe angazhimin në krijimin e kushteve më të favorshme për bashkatdhetarët tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)