13 Maj 2021

Ministri Sveçla priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim, z. Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Z. Mustafa uroi Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e  bashkëpunimit  dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.  

Ministri Sveçla e falënderoi kryetarin z. Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin  e tij për forcimin e bashkëpunimit  në të ardhmen, me qëllim të adresimit  të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu në takim, Ministri Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngritën çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)