29 Mars 2024

Ministri Rexhepi priti ambasadorin e MB-së, Ian Cameron Cliff

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ian Cameron Cliff.

Gjatë takimit, ambasadori Cliff u njoftua me prioritetet dhe mbarëvajtjen e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Biseda u fokusua gjithashtu në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në veriun e Kosovës, si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në fusha të ndryshme.

Ambasadori Cliff  ofroi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.  Po ashtu, ai i dha mbështetje ministrit Rexhepi për realizimin e prioriteteve të MPB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)