19 Tetor 2021

Ministri Rexhepi priti ambasadorin e Kroacisë

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në Kabinetin e tij, ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

Ndërsa Ambasadori Vodopija  shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e  integrimit evropian dhe  liberalizimin e vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)