16 Prill 2024

Ministri Rexhepi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite ministri Rexhepi pritet të takohet me homolog nga  Shtetet e Beneluksit.

Në vazhdën e nënshkrimeve të Marrëveshjeve për Ripranim, kësaj radhe ministri Rexhepi do të nënshkruaj Marrëveshje për Ripranim me Shtetet e Beneluksit në Bruksel.

Nënshkrimi bëhet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit; me ministrin  për Punë, Punësim dhe Integrim të Luksemburgut, Nicolas Schmit, me ministrin për Imigrim dhe Azil të Holandës, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit për Migrim dhe Politika të Azilit të Belgjikës, Melchiior Wathelet.

Marrëveshjet me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit do të nënshkruhen më 12.05.2011, dhe kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në këto shtete dhe si dhe Liberalizimin e Vizave.  Këto marrëveshje janë në vazhdimësi të punës së MPB-së për Agjendën Evropiane dhe Liberalizimin e Vizave.

Po ashtu ministri Rexhepi  gjatë këtij udhëtimi zyrtar do të ketë takim me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku do të diskutoj për sigurinë në Kosovë dhe për tema të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)