01 Gusht 2021

Ministri Kuçi pezullon punën e Panelit për Lirim me Kusht

Prishtinë, 28 shkurt 2011 – Në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e Panelit për Lirim me Kusht, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë  vendim konform autorizimeve të tija ligjore, për pezullimin e punës së mëtejme të Panelit për Lirim me Kusht, dhe më pas rishikimin e të gjitha vendimeve të marra nga ky Panel, nga data 16 tetor 2010, kur MD ka mbetur pa staf politik dhe rrjedhimisht pa Ministër.

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që pjesë monitoruese e punës së Panelit me Lirim me Kusht të jenë tre deputetë të Parlamentit të Kosovës, dy nga opozita e një nga pozita.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)