28 Mars 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë viziton Kosovën

Prishtinë, 18 prill - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Jonas Gahr Store.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Jonas Gahr Store do të ketë takim me përfaqësues institucional të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë. 

Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t’i japë Norvegjia Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

Ndër temat kryesore të takimit mes Ministrit Hoxhaj dhe Ministrit Jonas Gahr Store do të jenë liberalizimi i vizave, nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)