01 Gusht 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, viziton Kosovën

Prishtinë, 23 mars - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj të enjten, më datë 25 mars, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Michael Spindelegger do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ministri austriak do të ketë takim me përfaqësues institucional të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t’i japë Austria  Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

Tema kryesore të takimit mes ministrit Spindelegger dhe ministrit Hoxhaj do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe roli i Austrisë në këtë proces.

Po ashtu do të flitet edhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger do të takohet edhe me presidentin dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)