25 Prill 2024

Ministri i Nigerisë, optimist për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nigeri, 25 qershor - Pas takimeve me Presidentin dhe zëvendëspresidentin e Nigerisë, zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Nigerisë, dr. Martin J. Ukomoibhi.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Pacolli ka njoftuar Ministrin e Jashtëm të Nigerisë, për progresin demokratik të arritur në Kosovë në vitet e fundit, dhe opinionin e GJND-së rreth shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se ky opinion duhet të jetë edhe një arsye më shumë që të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të marrin sa më shpejtë vendim për të pranuar realitetin e ri në Kosovë, realitet ky që buron nga vullneti i qytetarëve të vendit për liri dhe pavarësi.

Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Nigerisë dr. Martin J. Ukomoibhi, ka shfaqur opinion pozitiv për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë që për herë të parë në historinë e shtetit të tij, ka pasur rastin që të takoj zyrtarisht në Republikën Federale të Nigerisë, përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai është shprehur optimist se ky takim do të hapë rrugë në procesin e krijimit të raporteve të fuqishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ministri, z. Ukomoibhi, ka garantuar se do të angazhohet bashkërisht me autoritetet e tjera të Nigerisë për të përshpejtuar procesin e formalizmit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)