25 Prill 2024

Ministri i Jashtëm slloven viziton Kosovën

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zhbogar do të zhvillojë sot në Kosovë një vizitë pune. Ministri slloven fillimisht do të takohet me ministrin e jashtëm të Kosovës Skender Hyseni si dhe do të pritet nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Pas takimeve zyrtare, shefi i diplomacisë sllovene do të përurojë fillimin e punimeve në projektin për depozitmin e derivateve të naftës në fshatin Dobrevë të Fushë Kosovës, investitor të të cilit janë Oti Petrol nga Prishtina dhe Petroll Sllovenia nga Lubjana.

Marrëveshja për realizimin e këtij dhe disa projekteve tjera është nënshkruar gjatë vizitës së Presidentit të Sllovenisë Danilo Tyrk në Kosovë vitin e kaluar dhe kap shumën prej 30 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)