29 Mars 2024

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi sot viziton Kosovën

Prishtinë, 26 maj - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikës së Malit të Zi, Milan Roćen.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Roćen do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në takimin me Ministrin Hoxhaj pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të të dyja shteteve, me theks të veçantë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për proceset e përbashkëta integruese të dy vendeve fqinje.

Po ashtu, do të diskutohet për të forcimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve në nisma rajonale si dhe për mbështetjen reciproke për integrimin e Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në strukturat euroatlantike.

Në takimin mes Ministrit Hoxhaj dhe homologut nga Mali i Zi, Milan Roćen do të flitet për nevojën e nënshkrimit të shumë marrëveshjeve bilaterale, të cila do të ndikojnë në lidhjen më të fortë mes dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)