04 Gusht 2021

Ministri Hyseni viziton Britaninë e Madhe

Prishtinë, 18 mars - Të hënën më 22 mars, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni udhëton në Britani të Madhe për një vizitë zyrtare dyditore. 


Të martën dhe të mërkurën (23, 24 mars), ministri Hyseni do të pritet në takime nga sekretari i jashtëm britanik David Miliband si dhe nga ministri për Evropë në Foreing Office  Kris Brajant (Chris Bryant).

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ministri Hyseni po ashtu, do të mbajë një ligjëratë në Institutin prestigjoz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) ku do të flaës kryesisht  për arritjet dhe progresin e Kosovës në dy vitet e pavarësisë. Me këtë rast, ministri Hyseni po ashtu do të përgjigjet në pyetjet e të pranishmëve.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)