28 Mars 2024

Ministri Hyseni vazhdon lobimin në New York

New York, 30 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar edhe sot serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në takimet e shumta që ka zhvilluar, Ministri Hyseni ka vazhduar t’u bëjë thirrje shteteve që të njohin shtetin e Kosovës, duke theksuar se, për shtetet të cilat e kanë shtyrë aktin e njohjes në pritje të Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, tash është koha që të lëvizin në drejtim të njohjes formale.

Ministri, ndërkaq, ka marrë sigurime nga përfaqësuesit e shteteve që ka takuar se kërkesa për njohje do t’u përcillet menjëherë autoriteteve kompetente të vendeve të tyre, dhe se shpejtë mund të priten edhe vendimet.

Gjatë ditës, Ministri Hyseni po ashtu ka folur përpara një numri të madh të gazetarëve në selinë e OKB-së në Nju Jork, dhe i është përgjigjur një interesimi shumë të madh të gazetarëve të pranishëm, përfshirë nga media të mëdha botërore. Ky takim është organizuar nga Asociacioni i Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara.

Në kuadër të takimeve dhe bisedave që për qëllim kanë bashkërendimin e ngushtë të veprimeve me shtete partnere pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka pasur një takim të veçantë me Përfaqësuesin e Përhershëm të Republikës Federale të Gjermanisë në OKB, Dr. Peter Wittig.

Në këtë takim të gjatë dhe përmbajtësor, Ministri Hyseni dhe Ambasadori Wittig kanë biseduar në lidhje me kontekstin e ri që është krijuar pas mendimit të Gjykatës Botërore, si dhe në lidhje me detajet e hapave dhe veprimeve të ardhshme që do të ndërmerren, përfshirë në lidhje me projektrezolutën e prezantuar.

Në takim, Ministri ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të ngushtë të veprimeve të të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)