19 Prill 2024

Ministri Hyseni udhëton për në Nju Jork

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Ministri do të ketë disa dhjetëra takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Me rastin e kësaj vizite, Ministri Hyseni do të sqaroj dhe afirmoj mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë, me ç’rast Gjykata ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.

Po ashtu, Ministri do të ripërsëris kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)