24 Prill 2024

Ministri Hyseni ka udhëtuar për në Strasburg

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka udhëtuar për në Strasburg, ku gjatë ditës së martë dhe të mërkurë do të zhvillojë takime të shumta në Parlamentin Evropian.

Të martën, ministri Hyseni, po ashtu pritet t’i drejtohet grupit punues Pan Evropa, në një sesion të veçantë, ku do të flasë për arritjet e Kosovës në dy vitet e pavarësimit të saj, për sfidat dhe vështirësitë që ajo përballet dhe me ato që e presin në të ardhmen.

Qëndrimin e tij në Strasburg, ministri Hyseni, pritet që ta shfrytëzojë po ashtu edhe për të  takuar disa anëtarë të parlamentit Evropian, udhëheqës grupesh punuese edhe nga vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)