19 Prill 2024

Ministri Hoxhaj viziton Malin e Zi

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku ndër të tjera, do të nënshkruajë tri marrëveshje ndërshtetërore bashkëpunimi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Roćen.

Dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për ripranimin (Kthimin dhe Pranimin) e personave që janë pa leje qëndrimi, Marrëveshjen për regjistrimin e mëvonshëm të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi, në regjistrat themeltarë dhe në regjistrin e shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen për ripranimin e personave, hyrja dhe qëndrimi i të cilëve është joligjor.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në takimin e radhës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter (A5)’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)