23 Prill 2024

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin irlandez Deady

Prishtinë, 20 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, John Deady, i cili të premten ka dorëzuar letrat kredenciale në institucionet kosovare.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen fuqishme të Irlandës dhënë Kosovës në vitet e kaluara, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008.

Ministri i Jashtëm ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Irlandës në të gjitha fushat dhe nivelet e institucioneve shtetërore, por me theks të veçantë forcimin e raporteve mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Hoxhaj ka informuar ambasadorin Deady edhe për zhvillimet e fundit në dhe rreth Kosovës, si dhe orientimet kryesore të diplomacisë kosovare për fuqizimin e gjithanshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori irlandez, John Deady, ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për rrugën e Kosovës drejt forcimit të shtetit në të gjitha aspektet.

Ai ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Irlandës për forcimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën nëpërmjet nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy shteteve, në disa fusha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)