29 Mars 2024

Ministri Hoxhaj po zhvillon një vizitë në Bruksel

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në një vizitë dy ditore në Bruksel.

Gjatë vizitës, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime me udhëheqës të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për avancimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe perspektivat integruese evropiane të Kosovës.

Hoxhaj, të mërkurën, do të takohet me Eurodeputeten Ulrike Lunacek dhe do t’i drejtohet me një fjalim Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ministri Hoxhaj, gjatë ditës, do të takohet edhe me Eduard Kukan, kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian në marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe do të ketë një drekë pune me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin perëndimor në Komision Evropian për zgjerim dhe Lawrence Meredith,  shef i njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian.

Gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të zhvilloj takime edhe me shumë zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)