26 Prill 2024

Ministri Hoxhaj po qëndron në Britaninë të Madhe

Prishtinë, 9 maj - Nga Mbretëria e Arabisë Saudite, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Londër.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, ministri Hoxhaj do të ketë takime me personalitete të larta shtetërore, ku në fokus të bisedave do të jetë koordinimi mes dy shteteve në proceset integruese të Republikës së Kosovës në mekanizmat euroatlantikë, procese në të cilat përkrahja e Britanisë së Madhe ka qenë e pazëvendësueshme.

Ministri Hoxhaj, gjatë ditës pritet të takoi ministrin për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington dhe personalitete tjera shtetërore, duke përfshirë diplomat të shumë të akredituar në Londër.

Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, pritet të ketë efekte të rëndësishme në koordinimin e hapave mes dy shteteve për shtimin e numrit të njohjeve dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)