01 Gusht 2021

Ministri Hoxhaj merr përkrahje nga homologu i tij hungarez

Prishtinë, 24 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot në një takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.

Me këtë rast, Ambasadori Balla përgëzoi Ministrin Hoxhaj për zgjedhjen e tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ai po ashtu përcolli përgëzimet edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, János Martonyi.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që marrëdhëniet e nivelit të lartë ndërmjet Hungarisë dhe Kosovës po zhvillohen në mënyrë të jashtëzakonshme që nga shpallja e pavarësisë tri vjet më parë."

"Është bindja ime se kultivimi i marrëdhënieve të mira do të sjellë përparësi të mëtejshme për vendet tona, kështu që unë jam i gatshëm të kontribuoj për thellimin e këtyre raporteve.  Hungaria e mbështet shtetësinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane.  Ju mund të llogarisni në mbështetjen e diplomacisë hungareze në realizimin e aspiratave tuaja euroatlantike”, thuhet në letrën e Ministrit të Jashtëm të Hungarisë dërguar ministrit Hoxhaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)