19 Prill 2024

Ministri Beqaj viziton Kroacinë

Prishtinë, 12 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka udhëtuar sot për një vizitë disa ditëshe në Republikën e Kroacisë, në kuadër të së cilës do të pritet edhe nga presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Gjatë vizitë në Zagreb, ministri Beqaj me homologun kroat Ministrinë e Ekonomisë, Punës dhe Ndërmarrësisë, Gjuro Popijaq do të nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

Qëllimi kryesor i Memorandumit të Mirëkuptimit është që të fuqizoj marrëdhëniet miqësore bilaterale ne fushën e ekonomisë, me prioritet te veçantë te nxisë rritjen e qëndrueshme ekonomike në te dyja vendet përmes bashkëpunimit ne sektorin e energjisë, thëngjillit, gazit natyral, burimeve të energjisë së ripërtrishme, efiçiencën e energjisë dhe asistencës reciproke në implementimin e projekteve dhe iniciativave në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e te dyja shteteve ne fushën e qeverisjes se ndërmarrjeve publike. 

Gjatë vizitës në Kroaci ministri Beqaj ditën e shtunë do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Ministri Beqaj gjithashtu do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)