26 Prill 2024

Ministri Aliu priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.  

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)