25 Prill 2024

Milloshoski hap Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë

Prishtinë, 15 mars - "Maqedonia e përkrah tërësinë territoriale të Kosovës", tha sot në Prishtinë shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Miloshoski. Pas takimit me Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, Milloshoski tha se vendi i tij do të përkrahë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.


Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë, që bëhet sot, është “konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore me Kosovën, të cilën e kemi njohur si shtet të pavarur”.


Ndërsa ministri Skënder Hyseni tha se Kosova dhe Maqedonia do të intensifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ministri Hyseni tha se vonesat në hapjen e ambasadës së Kosovës në Shkup janë të natyrës teknike.

 

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski takohet edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)