03 Gusht 2021

Miliband: Në Kosovë ka rënë shkalla e rrezikshmërisë

Londër, 5 mars - Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të konsolidojë faktet ekzistuese në rajon, vlerëson sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, në një intervistë ekskluzive për radion Deutsche Welle.


Vendimi i Gjykatës  Ndërkombëtare të Drejtësisë do të konsolidojë faktet ekzistuese në rajon, ka theksuar sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband.

Në një intervistë për radion Deutsche Welle, Miliband thotë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka zbritur në shkallën e rrezikut. “Kur është fjala për njohjen deri tani nga rreth 64-65 vende, mund të thuhet se ky është një zhvillim qendror”, deklaroi Miliband, duke shtuar se derisa një zhvillim i këtillë nuk është i shkëlqyeshëm, ai është zhvillim qendror.

Lidhur me qeverisjen dhe korrupsionin, sekretari i Jashtëm britanik thotë se në këtë drejtim mbeten për t’u trajtuar ende disa çështje kyçe. Sa i përket ekonomisë, Miliband thekson situatën globale ekonomike. “Viti 2008 ndoshta nuk ishte viti më i mirë për të shpallur pavarësinë, duke pasur parasysh ngjarjet në ekonominë globale”, thotë ai.

Mbi marrëdhëniet me Serbinë, Miliband thekson edhe rolin e qeverisë serbe. Ai thotë se qeveria e Tadiçit ka ecur në një rrugë mjaft të kujdesshme, gjë që është e mirëseardhur.

Miliband shpreh rëndësinë e zhvillimeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që sipas tij do të jetë një moment kyç. “Mendimi ynë legal është absolutisht i qartë. Nuk ka arsye që njerëzit të presin vendimin. Është shumë me rëndësi se faktet, që ekzistojnë tani në Ballkanin Perëndimor do të konsolidohen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thekson Miliband.

Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Kosova është ulur në shkallën e matjes së rrezikut, kurse Bosnje-Hercegovina është ngritur. Miliband shton se në vitin 2008 ai dhe ish-ministri i Jashtëm çek paraqitën shqetësimet e veta lidhur me Bosnjën në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

I pyetur lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit, sekretari Jashtëm britanik, David Miliband thekson rëndësinë e Bashkimit Evropian për rajonin. “Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë efektiv, ai duhet të jetë në gjendje të kujdeset për fqinjët e vet. Bashkimi Evropian duhet të jetë. Nëse politika e jashtme evropiane do të jetë efektive, ajo duhet filluar me fqinjët e vet. Vizioni i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Bashkimin Evropian është vizion i drejtë, shumë i rëndësishëm dhe një ndër çështjet e rralla, që i bashkon shumicën e njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, thotë Miliband.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)