18 Prill 2024

Me Serbinë do të fillojë dialogu politik

Prishtinë, 5 maj - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi tha se dialogu që pritet në nisë me Serbinë nuk do të jetë teknik.

Bislimi foli për dialogun në Komisionin për Punë të Jashtme ku u pyet për natyrën e dialogut.

“Do të fillohet me dialog politik, nuk do të fillohet me dialog teknik.Unë jam angazhuar nga Kurti dhe ai mi dikton objektivat. Kur mendoj që publikimi i një informate e rrezikon objektivin unë nuk e publikoj, shembull nuk mund t’ia publikojmë Serbisë platformën për dialog”, tha Bislimi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pati disa pyetje në drejtim të Bislimit për formën në të cilën do të zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi.

“A do të fillohet me dialogun teknik apo politik, a do t’i bëni publike agjendat e takimit. Cili është plani i dialogut, cilat janë parimet e dialogut, çka do të negocioni çka jo. A është prioritet pasi që keni thënë që nuk e keni e po del e kundërta. A do të angazhohet edhe Amerika në këtë proces”, pyeti ajo.

Sipas tij, dialogu do të përfundojë pas diskutimit të disa temave që nuk i bëri publike.

“Në bisedimet pas ardhjes së Kurtit, ka me pas bisedim për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, mirëpo kjo marrëveshje arrihet pas diskutimit të tetë temave, për ma tepër bisedojmë kur seanca të jetë e mbyllur” shtoi ai.

Bislimi tutje ka theksuar disa prej parimeve të Qeverise për dialogun.

“Nuk ri negociojmë marrëveshjet, nuk krijohet shtresë e re e qeverisjes në Kosovë, nuk diskutojmë për çështjet e brendshme”, ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)